Lëmsh

Spidermani vjen në shpëtim: Superheroi gëzon fëmijët në Angli

Spidermani vjen në shpëtim: Superheroi gëzon fëmijët në Angli

Qyteti Stockport, në veri të Anglisë, ka heroin e ri, një Spiderman lokal, i cili po i argëton fëmijët, të cilët po qëndrojnë mbyllur nëpër shtëpi shkaku i përhapjes së koronavirusit, njofton Reuters.

Jason Baird 34-vjeçar, mësues i arteve marciale u uniformua sikur heroi i Marvelit dhe nisi të bëjë akrobacione nëpër rrugë, ndërkohë që shumë fëmijë e përcjellin nga dritaret e shtëpive.