Lëmsh

U kollit qëllimisht mbi artikujt ushqimorë në shitore, i shkakton 35 mijë dollarë dëm pronarit, arrestohet

U kollit qëllimisht mbi artikujt ushqimorë në shitore, i shkakton 35 mijë dollarë dëm pronarit, arrestohet
Foto: Ilustrim

Një grua, e cila qëllimisht u kollit mbi artikujt ushqimor në një shitore në Pensilvani (SHBA) është përballuar me kallëzim penal, njoftoi policia në këtë vend, transmeton Koha.net raportimin e medieve të atjeshme.

Gruaja, të cilës nuk i bëhet i ditur emri, kishte hyrë në shitoren zinxhirit të supermarketeve Gerit në Hanover Taunship dhe fillon të kollitet mbi prodhimet e furrës, të mishit dhe artikujve të tjerë, kishte njoftuar bashkëpronari i zinxhirit, Xho Fasula në Facebook.