Spanjollët përdorin edhe qentë lodër për të thyer masat e qeverisë

Spanjollët përdorin edhe qentë lodër për të thyer masat e qeverisë

17 March 2020 22:08

Shumë spanjollë po përdorin kafshët shtëpiake si qentë për të “thyer” masat e qeverisë për mbylljen nëpër shtëpi, ndërsa numri i të prekurve dhe viktimave nga koronavirusi rritet orë pas ore.

Policia spanjolle shpërndau një video në Twitter të një burri që përdorte një qen lodër për të dalë nëpër rrugë, ndërsa të tjerë përdorin kafshët si pretekst për shëtitje të gjata, gjë që ka detyruar autoritetet të ndërmarrin masa.

Burri që “mori” me vete qenin kukëll u zhgënjye shumë pasi oficerët e Policisë Nacionale të Calle Marques de Santillana, Palencia, e vunë re atë dhe “shokun” e tij dhe e gjobitën.

Momenti u filmua nga një banor dhe më pas u transmetua edhe nga policia, duke shkaktuar të qeshura në rrjet.

Policia, nga ana tjetër, nuk e pa anën qesharake të rastit duke zbatuar masat drastike.

“Jemi në një situatë shumë serioze dhe ju po ecni nëpër rrugë duke u përpjekur të mashtroni policinë. Nuk na mashtroni dhe do të ndëshkoheni. Është çështje e shëndetit publik.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme