Nicholas Abbott fton Rita Orën të vijë në Kosovë, nëse ndihet e vetmuar

Nicholas Abbott fton Rita Orën të vijë në Kosovë, nëse ndihet e vetmuar

12 March 2020 23:09

Ambasadori i Britanisë së Madhe në Kosovë, Nicholas Abbott në një postim në Facebook e ka ftuar këngëtaren shqiptare Rita Ora të vijë në Kosovë, nëse ndihet e vetmuar.

Ky postim i tij vjen në përkrahje të Rita Orës, e cila ka paralajmëruar se sonte në mesnatë do të sjellë këngën e saj më të re “How To Be Lonely”, transmeton Koha.net.

“Nëse Rita Ora ndjehet e vetmuar, gjithmonë mund të vijë në Kosovë”, ka shkruar Abbott, i cili ka shpërndarë postimin e Rita Orës ku ka paralajmëruar këngën e re.

Image

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme