Kuriozitet

Shefi që ua bëri pagat vjetore punëtorëve 70 mijë dollarë, thotë se s’është penduar

Descriptive Text

Më 2015, pronari i një kompanie të pagesave me kredit-kartela në Seattle, prezantoi pagën minimale prej 70 mijë dollarë (rreth 68 mijë euro) në vit për gjithë personelin e tij prej 120 punëtorëve, dhe pati ulje të pagës personale prej 1 milion dollarësh, shkruan BBC.

Pesë vjet më vonë ai vazhdon të mbajë këtë pagë minimale, dhe thotë se rreziku ia ka vlejtur, transmeton Koha.net.

Dan Price ishte duke bërë “hiking” me shoqen e tij Valerie në malet Kaskada që shtriheshin në mënyrë madhështore mbi Seattle, kur iu shpalos një zbulim i pakëndshëm.

Derisa po ecnin, ajo i tha Pricet se jeta e saj ishte në një kaos, pasi qiradhënësi kishte rritur qiranë në 200 dollarë dhe kishte shumë vështirësi për të paguar faturat.

Kjo e inatosi Pricen. Valerie, me të cilën kishte pasur një lidhje më parë, kishte shërbyer për 11 vjet në ushtri duke shkuar dy herë ne Irak dhe tani po punonte 50 orë në javë në dy punë për t’ia dalë në fund të muajit.

“Ajo është dikush për të cilin shërbimi, nderi dhe puna e palodhur e përcakton se kush është si person”, shprehet Price.

Image

Përkundër që ajo fitonte pagë vjetore prej 40 mijë dollarë, në Seattle kjo nuk ishte e mjaftueshme për të siguruar një shtëpi të mirë.

Ai ishte i inatosur se bota është bërë një vend kaq i pabarabartë. Dhe papritur iu ngulit se ai ishte pjesë e problemit.

Në moshën 31 vjeçare, Price ishte milioner. Kompania e tij “Gravity Payments”, të cilën e ngriti kur ishte adoleshent, kishte rreth 2 mijë konsumatorë dhe një vlerë prej disa milionë dollarësh.

Ai po fitonte rreth 1.1 milion dollarë në vit, dhe ai tregim i Valeries do të thotë se edhe shumë prej stafit të tij mund të kenë vështirësi, dhe vendosi ta ndryshonte këtë.

I rritur në Idaho thellësisht të krishterë, rurale, Dan Price është optimist dhe pozitiv, bujar në lëvdatat e tij për të tjerët dhe i paturpshëm i sjellshëm, por ai është bërë një kryqtar kundër pabarazisë në SH.B.A.

I rritur në një vend thellësisht të krishterë dhe rural, në Idaho, Dan Prince tani është bërë një lidër kundër pabarazisë në SHBA.

“Njerëzit po vdesin urie apo po përjashtohen nga puna ose po shfrytëzohen në mënyrë që dikush të ketë një apartament nën çati në maje të një kulle në New York dhe me karrige prej ari. Si shoqëri po e bëjmë të lavdishme lakminë gjatë gjithë kohës dhe pjesë të kulturës sonë. Dhe, ju e dini, lista e Forbes është shembulli më i keq – ‘Bill Gates tejkalon Jeff Bezosin si njeriu më i pasur në botë’. Kujt i intereson”, shprehet Dan Price, shkruan BBC.

Para vitit 1995 gjysma e popullsisë së varfër në SHBA fitonte nga pasuria kombëtare më tepër se 1 për qind se të pasurit. Por, në atë vit tabelat u përmbysën 1 përqindëshi fitonte më shumë se 50 për qindëshi i popullsisë, dhe hendeku veçse është zgjeruar.

Në vitin 1965 drejtorët ekzekutivë në SHBA fitonin 20 herë më tepër se mesatarja e punëtorëve, por deri në vitin 2015 kjo është rritur shumë, duke përfituar 300 herë më tepër.

Kur iu kishte kumtuar lajmin për pagën minimale prej 70 mijë dollarësh punëtorëve të tij, Price thotë se priste festime, megjithatë duhej të përsëriste veten në mënyrë që të kuptohej ajo se çfarë po thoshte.

Pesë vjet më vonë, Dan Price qesh me faktin se si ai humbi një pikë kryesore në hulumtimin e profesorëve të Princetonit. Shuma për të cilën njerëzit i bënë të lumtur ishte 75 mijë dollarë.

Megjithatë, 1/3 e punëtorëve të tij menjëherë do të dyfishonin pagën.