Në shtëpi ka 1271 telefona të markës “Nokia”, të gjithë funksionojnë

Në shtëpi ka 1271 telefona të markës “Nokia”, të gjithë funksionojnë

21 February 2020 15:21

Jayesh Kale ka në pronësi saktësisht 1271 telefona celularë, pjesa më e madhe e të cilëve të markës “Nokia” dhe të gjithë punojnë ende. Kale zotëron kështu koleksionin më të madh të këtij lloji në Indi, por nuk ka ndërmend të ndalet me kaq. Siç transmeton Shqip, ëndrra e tij është që të futet në Librin e Rekordeve “Guinness”.

Në shtëpinë e tij në Thane, Indi, telefonat i gjen kudo, në dhomën e ndenjes, atë të gjumit, në sirtarët e kuzhinës e madje edhe në gardërobën e gruas së tij, e cila nuk shfaqet shumë e lumtur për këtë pasion të të shoqit.

Por Kale i dashuron shumë telefonat. “Janë fëmijët e mi”, thotë ai. “Bëhem shumë keq për telefonat. Nuk mund as të shoh kur dikujt i bie nga dora telefoni im, nuk e duroj dot që dikush t’i gërvishtë”.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme