Kuriozitet

Hoteli i ëndrrave për fëmijët

Për fëmijët që janë të apasionuar pas personazheve të Disneyt, Avengers dhe Harry Potterit, tashmë ata mund të flenë me ta.

Vetëm 10 minuta larg Disneylandit, në Kaliforni, ndodhet një vilë gjigante me shumë dhoma. Të gjitha dhomat kanë dizajne të ndryshme nga personazhet e botëve të ndryshme për fëmijë.

Një dhomë është për princeshat e vogla, me figura të princeshave të Disneyt. Ndërsa për djemtë është dhoma e “Avengers” me figura të superheronjve.

{gallery}

Gjithashtu, janë dizajnuar dhe disa holle të mëdha ku fëmijët mund të luajnë dhe të argëtohen me personazhet e tyre të preferuar. Por edhe të rriturit nuk duhet të ndjehen të përjashtuar pasi pronari ka menduar edhe për ta. Dhomat e tyre janë të dizajnuara me figura të personazheve realë nga filmat e “Avengers”.

E gjithë vila është e parashikuar që të mbajë deri në 24 persona.

Për një natë e gjithë ndërtesa kushton 1,130 dollarë, që i bie mesatarisht 47 dollarë për person për një natë.

Fëmijët të cilët vizitojnë Disneylandin mund të rrinë tek kjo vilë për më shumë argëtim./oranews