Rama takohet me Zuckerbergun

Rama takohet me Zuckerbergun

14 February 2020 22:23

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka bërë të ditur se ka takuar sot në Munih krijuesin e Facebookut, Mark Zuckerbergun.

Rama sot ishte pjesë e Konferencës së Sigurisë në Munih të Gjermanisë, ku ishin pjesëmarrës politikanë të shteteve të ndryshme, përfshirë edhe kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti e presidentin, Hashim Thaçi.

“Me Mark Zuckerberg, krijuesin e Facebook, gjatë një darke miqsh të posaçëm, mbledhur në Munih për Konferencën e Sigurisë”, ka shkruar Rama.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme