Një ishull i vogël në Afrikë, dhuroi 100 euro donacion për ta luftuar koronavirusin

Një ishull i vogël në Afrikë, dhuroi 100 euro donacion për ta luftuar koronavirusin

12 February 2020 09:58

Thonë më mirë pak se asgjë, kur dëshiron të ndihmosh dikë. Comoros, një ishull shumë i vogël në Afrikë, e ka bërë këtë gjë për Kinën.

Ndonëse është dhuratë mjaft e madhe për ta, raporton RT, ky lajm u raportua vetëm nga mediat në Comoros.

Një delegacion i drejtuar nga Dr.Ahamada Msa M’liva, i dha ambasadorit kinez 100 euro, për të blerë të paktën maska për ta luftuat koronavirusin, transmeton Koha.net.

“Ne i dimë kapacitetet dhe mjetet që ka Kina, por me këtë gjest, shoqata dhe vendi ynë dëshirojmë t’ju tregojmë se jemi të shqetësuar dhe jemi pranë jush”, u shpreh ai.

Numri i të vdekurve nga koronavirusi ka shkuar mbi 1 mijë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme