Kuriozitet

Hipopotamët e Pablo Escobarit kanë pushtuar Kolumbinë

Hipopotamët e blerë nga mbreti i drogës janë rritur në numër nga 4 në 80 sosh, dhe fekalet e tyre po ndikojnë në sistemin ujor të kësaj zone.

Në fillim të viteve 80-ta, mbreti i drogës Pablo Escobar ka krijuar një kopsht zoologjikë në Kolumbi të mbushur me kafshë ekzotike, duke përfshirë rinocerun, gjirafa, zebra dhe hipopotamë.

Kur mbretëria e Escobarit u shembë në vitet 90-ta, kafshët u vendosën në kopshte zoologjike, përveç katër hipopotanëve, të cilët janë rritur në numër e po konsiderohet si kafshë pushtuese, mbetjet e të cilave po bëjnë dëme të mëdha në ekosistemin ujorë të Kolumbisë, transmeton Koha.net.

Katër hippot e Escobarit nga 4 tani janë bërë 80. Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, San Diegos dhe atij kolumbian Pedagogica y Tecnologica për 2 vite me radhë kanë studiuar kualitetin e ujit në liqene ku ka hippopotanë dhe atyre ku nuk ka.

Hippot janë kafshë të natës të cilat ushqehen në tokë gjatë natës ndërsa gjatë ditës qëndrojnë në ujë dhe lëshojnë shumë fekale në ujë, të cilat po ndryshojnë kiminë e ujit dhe nivelin e oksigjenit, kanë zbuluar hulumtuesit.

Hulumtuesit kanë zbuluar se fekalet e Hipopotanëve janë të dëmshme dhe mund të krijojnë alga të dëmshme dhe bakterie të cila mund të shkaktojnë probleme të mëdha te njerëzit dhe kafshët.