Kuriozitet

Piktura e “humbur” e LS Lowry shitet në ankand për 3.1 milionë euro

Një pikturë e LS Lowry për të cilën ekspertët nuk e dinin se ekzistonte qe 70 vite, është shitur në ankand për 3.1 milionë euro.

Piktura e vitit 1943, e titulluar si “The Mill, Pendlebury” është shitur te një koleksionues privat nga Londra.

Kjo pikturë, ku shihen punëtorët e qytetit të ‘Grater Manchester’ duke shijuar një ditë pushimi me fëmijë dhe duke luajtur krikët, deri tani ka qëndruar në SHBA, transmeton Koha.net.

Ekzistenca e tij u zbulua vetëm pas vdekjes së pronarit të saj, hulumtuesit shkencorë Leonard D Hamilton.

Lowry ia dha këtë pikturë prindërve të Leonardit para më shumë se 70 viteve, gjatë kohës kur ata kishin jetuar në Manchester, raporton BBC.

Ata pastaj e morën pikturën me vete kur u shpërngulën në SHBA gjatë 1949-ës.

Kjo pikturë pritej të shitej nga 700 deri në 1 milion funte kur doli në ankand, por tejkaloji atë për mbi 2 milionë euro.