Rrobaqepësi turk që krijon rroba xhins në miniaturë

Rrobaqepësi turk që krijon rroba xhins në miniaturë

21 January 2020 13:47

Një rrobaqepës turk, po prodhon rroba xhins në miniaturë në Turqi, me qëllim për t’i shfaqur aftësitë e tij në zejtari. Ai po ashtu për qepjen e këtyre rrobave miniaturë, po përdorë makinën për qepje dhe punën me dorë.

Kasim Andac e udhëheq një dyqan të rrobaqepësisë në Konya, duke i ndjekur hapat e babait të tij.

Rrobaqepësi 24-vjeçar i cili në të kaluarën kishte arritur ti qepë një palë xhinse 9 milimetarash, tani ka vendosur ta sfidoj veten edhe më shumë, në krijimin e një xhakete 11 centimetrash e cila ka kërkuar shumë punë, meqë i përfshinë të gjitha tiparet e një xhakete të vërtet, raporton Koha.net.

Andac ka vendosur që ta sfidojë veten në këtë mënyrë, pasi babai kishte deklaruar se, Askush nuk mundet në qepë diçka më të vogël se kaq.

"Unë e lidha një bast me babanë tim, që mund ta qepja këtë xhaketë miniaturë. Ai ishte goxha i moshuar dhe pastaj u detyrua të pensionohet për shkak të sëmundjes. E kemi humbur atë vitin e kaluar. Por, gjithë kjo punë është rezultat i bastit që e kisha lidhur me të,” ka shpjeguar Andac.

Pavarësisht vështirësive që sjellë krijimi i një produkti miniaturë kaq të veçantë, rrobaqepësi turk ka treguar se nevojiten dy deri në tri ditë, përfshirë këtu edhe procesin e matjeve, për krijimin e xhaketës xhins në miniaturë.

© KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme