50 milionë banorë në Bihar të Indisë bëjnë zinxhirin njerëzor në mbrojtje të ambientit

50 milionë banorë në Bihar të Indisë bëjnë zinxhirin njerëzor në mbrojtje të ambientit

21 January 2020 09:12

50 milion njerëz, rreth gjysma e popullsisë së Shtetit, janë lidhur dorë për dore në Bihar për të formuar zinxhirin njerëzor, si një mënyrë sensibilizimi për ambientin dhe paragjykimet sociale.

Lajmin e bën me dije në një komunikatë për shtyp qeveria indiane, që ka organizuar eventin, që nisi nga kryeqyteti Patna, ku kanë marrë pjesë guvernatori Nitish Kumar dhe politikanë të tjerë.

E përditshmja Times of India shkruan që, sipas një përfaqësuesi shtetëror, manifestimi ka kaluar dy rekordet e mëparshme, të organizuara më 2017 dhe 2018, e para që është mbajtur për ndalimin e alkoolit dhe e dyta kundër martesave me fëmijë.

Zinxhiri human është kontrolluar nga shtatë helikopterë dhe është filmuar nga qindra dronë.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme