Kuriozitet

Mision sekret për shpëtimin e një peme prehistorike në Australi

Një mision sekret ka mundësuar shpëtimin nga zjarret që kanë përfshirë Australinë të vendit të fundit natyror në botë të pishave të Wollemit, një pemë prehistorike e zbuluar në vitin 1994, theksuan sot zyrtarët.

Të paktën 200 prej këtyre pemëve të mbrojtura ekzistojnë akoma në gjendje natyrale, të fshehura në një grykëderdhje në Malin e Kaltër, një zonë malore që ndodhet në veriperëndim të Sidneit dhe klasifikuar nga UNESCO si trashëgimi botërore e njerëzimit.

Rajoni është prekur nga një prej zjarreve më gjigande që ka goditur Australinë që prej disa muajsh.

“Një mision për mbrojtjen mjedisore i pazakontë është ndërmarrë për të shpëtuar këto pemë”, deklaroi në një komunikatë Matt Kean, ministër i Mjedisit i Uellsit të Ri të Jugut, një shtet juglindor i Australisë/AFP.