Kuriozitet

I dënuari i parë me vdekje këtë vit, ekzekutohet në Teksas

Ekzekutimi i parë i vitit 2020 në Shtetet e Bashkuara u krye të mërkurën mbrëma në Teksas. Me injeksion vdekjeprurës u ekzekutua një burrë, i cili 15 vjet më parë vrau gruan e tij, shkruan Fjala.al, transmeton Koha.net.

John Gardner, 64 vjeç, u dënua me vdekje në vitin 2006 për vrasjen e gruas së tij të pestë, e cila pasi iu nënshtrua një dhune të gjerë i kishte kërkuar divorc. Dy javë para gjyqit, ai hyri në shtëpinë e re të gruas së tij dhe e qëlloi në kokë. Tammy Gardner vdiq dy ditë më vonë.

Sipas prokurorisë, John Gardner më parë kishte qëlluar gruan e tij të dytë ndërsa ishte shtatzënë duke shkaktuar vdekjen e foshnjës. Ai gjithashtu kishte rrëmbyer gruan e tij të tretë dhe kishte rrahur vajzën e saj pasi ishte liruar me kusht. Ai u shpall i vdekur në orën 6:36 pasdite me kohën lokale./Fjala.al/