Lëmsh

Ylli gjigant Betelgjëza po fillon të venitet

Ylli gjigant Betelgjëza po fillon të venitet

Paris, 15 janar - Ylli gjigant Betelgjëza, një nga më të ndritshmit në Rrugën e Qumështit, prej disa javësh ka filluar të venitet, një ngjarje kjo që i ka ngazëllyer astronomët, sepse mund të njoftojë shpërthimin e tij në një supernova, dukuri jashtëzakonisht e rrallë në galaktikën tonë, transmeton atsh raportimet.

Me vendndodhje në yjësinë e Orionit, ky supergjigant i kuq, gati një mijë herë më i madh se Dielli, shkëlqen intensivisht në qiellin e dimrit, ku është i dukshëm me sy të lirë, falë ngjyrës së tij portokalli.