Një fushatë vetëdijesimi për parandalimin e aksidenteve rrugore në Bolivi, ka shtyrë tre persona që të vishen si zebra dhe të ndihmojnë njerëzit në kalimin e rrugëve.
Përveç ndihmës, këto zebra po këshillojnë shoferët që të presin dritën e gjelbër dhe t’u japin përparësi kalimtarëve.
“Jemi aktivë gjatë punës sonë. Jemi mësues rrugësh. Nuk jemi palaço. Shoferët mendojnë se kemi dalë në rrugë vetëm për t’i argëtuar, por jo. Jemi këtu që t’i këshillojmë”, ka thënë Susan Limachi, njëra prej tri zebrave, transmeton KTV.
Programi përkrahet nga autoritetet lokale në La Paz.
Për këtë program janë angazhuar 100 persona që të maskuar si zebra, dalin nëpër rrugë për këshilla ndaj shoferëve.
“Zebrat” kanë pasur sukses në La Paz dhe programi pritet të zgjerohet në katër qytete tjera të Bolivisë.