Kuriozitet

Prezantohet radio teleskopi më i madh në botë

Radio teleskopi më i madh dhe më i ndjeshëm në botë, i ndërtuar nga Kina, ka kaluar testet teknike dhe ka nisur punën pas një testimi tre vjeçar.

Teleskopi gradualisht do të përdoret nga astronomët dhe do të shërbejë si pajisje e fuqishme për të zbuluar misteret dhe evolucionet e universit, raporton Reuters.

Teleskopi ka një pjatë të vetme me një diametër prej 500 metrash dhe është e barabartë me 30 fusha futbolli, transmeton KTV.

Ky teleskop është i vendosur në thellësi të provincës Guizhou të Kinës.

Gjatë dy vjetësh testime, teleskopi kinezë ka identifikuar 102 yje të reja, më shumë se numri i përgjithshëm i yjeve që kanë zbuluar ekipet e Evropës dhe SHBA-së.

Ky teleskop ka kushtuar 170 milionë dollarë dhe u kompletua në shtatorin e vitit 2016, 20 vjet pasi ishte propozuar për ndërtim nga astronomët kinezë.