Kuriozitet

Astronomët kosovarë mundësojnë vrojtimin e Eklipsit Penumbral Hënor

Eklipsi Penumbral Hënor do të mund të vrojtohet të premten mbrëma në Prishtinë. Këtë do ta bëjë të mundur Astronomy Outreach of Kosovo. Ky eklips, paraqitet disa herë në vit dhe sipas AOK-ut, kësaj radhe do të jetë i dukshëm nga hemisfera jonë.

“Astronomy Outreach of Kosovo do të ju sjell teleskopët optik në qendër të Prishtinës për të vrojtuar nga afër këtë fenomen qiellor, duke filluar nga ora 18:00 në sheshin "Skënderbe". Gjatë këtij evenimenti, AOK gjithashtu feston 5 vjetorin e themelimit të organizatës”, thuhet në një njoftim të AOK-ut.

Eklipsi Penumbral ndodh kur vetëm hija e jashtme (gjysmëhija-penumbra) e Tokës bie në sipërfaqen e Hënës. Ky lloj i eklipsit është shumë më i vështirë për t`u vëzhguar se sa eklipset e plota ose kur një pjesë e hënës kalon në Umbra (njëra hije e tokës).