Gjyshja angleze do t’i presë krishtlindjet prapa grilave pasi bashkëpunoi me shqiptarë

Gjyshja angleze do t’i presë krishtlindjet prapa grilave pasi bashkëpunoi me shqiptarë

11 December 2019 12:55

Gazeta The Sun shkruan se një gjyshje angleze do t’i duhet të festojë Krishtlindjet në burg pasi u rekrutua nga trafikantët shqiptarë për të sjellë njerëz nga Franca drejt Anglisë.

Jackie Willis u përpoq të trafikonte drejt Anglisë tre emigrantë shqiptarë të fshehur në bagazhin e makinës.

Sipas The Sun, një trafikant kishte takuar Jackie Willis duke i ofruar 3.000 stërlina për çdo person, të sjellë nga zona e Calais në Francë përmes eurotunelit të Doverit në Angli.

Jackie Willis shkruan gazetari i The Sun Nick Pisa punonte si menaxhere për kompaninë Aramark, nga ku edhe u prangos.

Prokurori Pascal Marconville i tha gjykatës se zonja Willis nuk do të jetë britanikja e fundit e rekrutuar nga trafikantët./TCh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme