Lëmsh

Shumë specie të peshkut rrezikohen për shkak të mungesës së oksigjenit në oqeane

Foto: Tischenko Irina / Shutterstock
 

Ndryshimi i klimës dhe ndotja po e humbin oksigjenin nga oqeani dhe kërcënojnë mbijetesën e shumë specieve të peshkut, tregon një hulumtim, më i madhi i këtij lloji deri më tani nga Bashkimi Ndërkombëtar për Ruajtjen e Natyrës.

Megjithëse ndotja dhe mangësitë ushqyese në dete njihen me dekada, studiuesit thonë se ndryshimi i klimës ka përkeqësuar situatën e mungesës së oksigjenit.