Kuriozitet

Lopët e hedhura në det nga uragani Dorian gjenden gjallë

Tre lopë të hedhura në det nga Uragani Dorian janë gjetur gjallë, pasi siç duket kanë notuar për disa milje.

Lopët jetonin në ishullin Cedar por u zhdukën në shtator pas uraganit të fuqishëm që përfshiu vendin.

Mendoheshin se kafshët kishin ngordhur. Por ato u gjetën në parkun Cape Lookout National Seashore.

Ndërkohë zyrtarët po përpiqen ti kthejnë në shtëpi. Zyrtarët thanë se lopët mund të kenë notuar për 8 km.

Stafi i parkut vuri re lopën e parë në North Core rreth një muaj pas stuhisë ndërsa dy lopët e tjera u gjetën në dy javët e kaluara.

Kafshët janë me fat që nuk u mbytën në Atlantik, gjë që u ndodhi disa kuajve të egër.

Uragani Dorian u përplas në ishujt Outer Banks në Karolinën e Veriut në fillim të shtatorit, si një stuhi e kategorisë së parë duke rrënuar vendin./dita