Kuriozitet

Foshnja mbërriti në spital në gjendje të rëndë shëndetësore, policja i jep gji

Celeste Ayala po punonte në spitalin e fëmijëve të Sor Maria Ludovica në Buenos Aires, Argjentinë, kur një foshnje e kequshqyer u soll me urgjencë duke qarë me dëshpërim.

Menjëherë ajo i kërkoi leje mjekëve për ta mbajtur dhe ushqyer, sepse foshnja ishte i uritur, ndërsa stafi i spitalit i mbingarkuar me punë.

Ayala filloi të ushqente foshnjën, duke e pushuar atë.

“Vura re se ishte i uritur sepse fuste dorën në gojën e tij, kështu që kërkova ta përqafoja dhe ta ushqeja. Ishte moment i trishtueshëm, mu thye zemra duke e parë të qante. Shoqëria duhet të jetë e ndjeshme ndaj çështjeve që prekin fëmijët, nuk mund të jetë të ndryshe” – u shpreh për mediat policja.

Fëmija është vëllai më i vogël i gjashtë vëllezërve e motrave nga një nënë e divorcuar në një situatë të tmerrshme ekonomike, bëjnë me dije mediat argjentinase./dita