Kuriozitet

Fiton 1 milion dollarë në të njëjtën lotari ku kishte fituar një vit më parë

Rolf Rhodes fitoi 1 milion dollarë në lotarinë në Massachusetts, ndërkohë që të njëjtën lotari e kishte fituar edhe një vit më parë.

Majin e vitit të kaluar, burri fitoi 650,000 dollarë të cilat zgjodhi t’i merrte në dorë menjëherë, në vend që t’i dorëzohej një çek prej 50,000 dollarësh, për njëzet vjet.

Ende pa shpenzuar të parin, Rhodes mori këtë super çmim të dytë, me të cilin nuk ka vendosur ende se çfarë do të bëjë.

Sidoqoftë, fitorja e dyfishtë e tij nuk është një rast i izoluar.

Në vitin 2013, James Bozeman nga Florida fitoi 3 milionë dollarë, kur një vit më parë kishte marrë çmimin e 10 milionë dollarëve.

Në Francë, një burrë fitoi 1 milion euro kur luajti në lotarinë EuroMillions në 2016 dhe 2018.

Probabiliteti për këtë, ishte një në 16 mijë miliardë./dita