Qindra palaço meksikanë kanë marshuar nëpër rrugët e Meksiko Cityt për të festuar 24 vjetorin e Konventës së Palaçove që nderon punën e tyre.
Konventa është e organizuar nga Vëllazëria e Palaçove latinë dhe synon t’i bëjë bashkë nga shtetet tjera si Peruja, Nikaragua, Kosta Rika dhe Shtetet e Bashkuara, transmeton KTV.
Gjatë kësaj feste, palaçot shfaqin talentin e tyre dhe bëjnë manovrime që i kanë shpikur gjatë punës së tyre.
“Po shënojmë 24 vjetorin tonë. Është e mrekullueshme për shkak se shumë kolegë nga shtete të ndryshme ishin në gjendje të vinin këtu”, ka thënë palaço me emrin “Tomatito”.
Gjatë katër ditëve, afër 450 palaço nga 14 shtete, do të marrin pjesë në seminare, për të mësuar truket e reja dhe të furnizohen me kostumet më në modë për palaçot.
E kohën e lirë, palaçot e shfrytëzuan për të argëtuar njerëzit nëpër rrugë.
Palaçot janë shumë të rëndësishëm për jetën dhe kulturën meksikane.
Qindra prej tyre dalin nëpër rrugë për të fituar pak para për mbijetesë.
Ani pse kanë jetë të vështirë, ata marrin pjesë në konventë me qëllim që të mbajnë standardin e lartë të palaçove.
Sipas të dhënave, në Meksikë janë të regjistruar 10 mijë palaço.