Kuriozitet

Miu mëson t’i japë makinës elektrike

Minjtë kanë mësuar t’i japin makinës në laborator në SHBA, sipas disa shkencëtarëve.

Krijesat janë filmuar teksa hipin në një mjet special me rrota dhe i drejtojnë ato për të marrë ushqimin.

Kjo është një provë se aftësia e tyre, e jo vetëm, për të mësuar është në vlerësuar deri më tani.

Eksperimenti u zhvillua nga neuroshkencëtarja i Universitetit të Richmond, Kelly Lambert, e cila zbuloi se minjtë ishin shumë më të mirë si shoferë nga sa pritej.

Lambert i tha “New Scientist”: Se ata mësuan të vozitnin makinat në mënyra unike dhe u angazhuan në modele drejtimi për të arritur te shpërblimi.”

Makina e vogël e miut u krijua nga një enë bosh ushqimi, rrota, një dysheme alumini dhe një timon i bërë nga tre shufra bakri.

Shufrat e bakrit krijonin rryma të ndryshme elektriciteti, të cilat e lëviznin makinën në drejtime të ndryshme, e minjtë e stërvitur, dinin kë levë të lëviznin për të shkuar tek ushqimi i tyre./shqip