Kinezët ua kaluan amerikanëve me numrin e milionerëve Foto: Reuters

Kinezët ua kaluan amerikanëve me numrin e milionerëve

21 October 2019 13:52

Numri i pasanikëve kinezë për herë të parë ka kapërcyer numrin e amerikanëve të pasur, ndërsa numri i milionerëve në të dy këto vende ka vazhduar të rritet. Kështu tregon hulumtimi i bankës Credit Suisse.

Hulumtimi vjetor mbi pasurinë globale të bankave zvicerane ka treguar se në mesin e këtij viti 100 milionë kinezë bënin pjesë në 10 përqindëshin e më të pasurve të botës, ndërsa në SHBA ishin 99 milionë sish, transmeton Koha.net.

"Me gjithë tensioneve tregtare në mes të SHBA e Kinës gjatë 12 muajve të kaluar, këto dy vende kanë krijuar shumë pasuri. Këso dore Amerika ka sjellë 3,8 biliardë, kurse Kina 1,9 biliard dollarë amerikanë, thuhet një studimi të prezantuar nga Global Wealth Report i bankës Credit Suisse.

Image
Foto: Reuters

Sipas rezultateve të hulumtimit numri i milionerëve në nivel global është rritur për 1,1 milion dhe tani janë rreth 46,8 milionë, të cilët bashkë zotërojnë 158,3 biliardë dollarë, që përbën gati gjysmën e pasurisë botërore.

në SHBA gjatë periudhës së përfshirë në hulumtim janë bërë milionerë 675 mijë persona. Por në cepin tjetër të botës, në Australi, numri i milionerëve ka rënë, kështu që tash atje ka 124 mijë sish më pak, ndërsa Britania ka humbur 27 mijë dhe Turqia 24 mijë.

Hulumtimi vlerëson se 55.920 persona të rritur në botë zotërojnë së paku 100 milionë dollarë, ndërsa 4.830 kanë neto pasuri me vlerë mbi 500 milionë dollarë, përcjell Koha.net.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme