Lëmsh

Llamba elektrike nisi suksesin para 140 vitesh

Llamba elektrike nisi suksesin para 140 vitesh

Shpikësi Thomas Edison më 21 tetor të vitit 1879, filloi provat për një tjetër lloj filamenti për llambën e tij elektrike ndriçuese.

Llamba bëri dritë për 40 orë, duke shënuar eksperimentin e parë të suksesshëm të Edisonit me llambën elektrike, pas mijëra dështimesh në provat laboratorike në Menlo Park të New Jerseyit.