Arrihet me sukses fluturimi më i gjatë në botë - 16,200 km për rreth 20 orë

Arrihet me sukses fluturimi më i gjatë në botë - 16,200 km për rreth 20 orë

20 October 2019 14:17

Fluturimi më i gjatë në botë është testuar në mënyrë të suksesshme - me 50 pasagjerë dhe ekipin në bord kanë fluturuar për rreth 20 orë nga New Yorku në Sydney, Australi.

Aeroplani Qantas Flight 7879 ka fluturuar rreth 16,200 kilometra për 19 orë e 16 minuta – duke ateruar në Australi herët në mëngjesin e së dielës me karburant të tepruar.

Fluturimi me Boeing 787-9 Dreamliner të ri ishte një eksperiment për të parë se si udhëtimi i gjatë ndikon tek ata që janë në bord, shkruan “Sky”.

Image

Aktualisht, nuk është e mundur që aeroplanët komercialë të fluturojnë në një distancë të tillë me plot pasagjerë e ngarkesë, transmeton Koha.net. Për t’u siguruar që aeroplani mund ta përballojë një distancë të tillë, ai ishte i mbushur plot me karburant, ngarkesë të kufizuar të bagazheve dhe asnjë ngarkesë tjetër shtesë.

Gjithashtu, është caktuar që një ekip studiuesish të monitorojnë aktivitetet, gjumin dhe nivelet e konsumit të pasagjerëve. Ata, po ashtu, vëzhguan edhe nivelet e melatoninës së ekipit të bordit dhe trurin e pilotit gjatë fluturimit.

“Me të vërtetë ky është një moment historik i Qantasit, një moment vërtet historik për aviacionin australian dhe një moment vërtet historik për aviacionin botëror”, ka thënë Alan Joyce, kreu ekzekutiv i Qantasit. “E dimë që fluturimet e gjata paraqesin disa sfida shtesë, por është e vërtetë që teknologjia çdo herë na ka mundësuar të fluturojmë më gjatë. Hulumtimin që jemi duke e bërë, duhet të na japë strategjitë më të mira për përmirësimin e rehatisë dhe mirëqenies gjatë fluturimit”, shtoi Joyce.

Image

Linja kombëtare ajrore e Australisë thotë se po synon të rrisë shëndetin dhe mirëqenien në bord, të minimizojë problemin e gjumit gjatë fluturimit si dhe të hartojë një model optimal të punës së ekipit të bordit.

“Fluturimi ishte shumë i suksesshëm nga dy komponentë - i pari ishte hulumtimi dhe pastaj distanca e fluturimit”, ka thënë kapiteni i fluturimit Sean Golding, pas aterrimit, përcjell Koha.net. “Fluturimi i mbrëmjes së kaluar ishte rreth 16,200 kilometra. Ne kemi fluturuar për 19 orë e 16 minuta, dhe kemi aterruar në Sydney me 70 minuta të karburantit”.

Image

Patrick Hatch, gazetari i “Sydney Morning Herald”, i cili mori pjesë në këtë fluturim ka thënë se pasagjerët morën pjesë në seanca stërvitor dhe madje vallëzonin “Macarena” në mënyrë që të mbajnë ritmin ndërsa ishin në aeroplan.

Hatch, po ashtu, shtoi se fluturimi ishte tri orë më i shpejtë se një fluturim normal dhe se pasagjerët janë ndier “shumë mirë” pasi kanë zbritur në tokë në Sydney.

Përfundimisht, kompania dëshiron të mbajë fluturime të rregullta nga brigjet lindore të Australisë për në New York dhe Londër, dhe do të marrë një vendim në fund të vitit për realizimin e shërbimeve pas të jenë kryer më shumë fluturime testues.

Image

Qartas, po ashtu, mban një rekord për fluturimin komercial më të gjatë në botë, dhe ofron shërbim të plotë të caktuar në fluturimet direkte mes Londrës Heathrow dhe Perthit në bregun perëndimor të Australisë - një fluturim i cili zgjat mbi 17 orë.

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme