Lëmsh

Ecja e parë në hapësirë nga astronautet

Foto: AP
 

NASA bëri histori të premten në mëngjes kur astronautet Christina Koch dhe Jessica Meir dolën jashtë Stacionit Ndërkombëtar Hapësinor për të zëvendësuar një karikues baterie të dëmtuar.

Ecja në hapësirë vetëm me astonaute është e para në llojin e saj "në historinë njerëzore", tha agjencia amerikane e hapësirës. Ecja filloi në orën 7:38 të mëngjesit.