Një gjerman feston 114...vjetorin!

Një gjerman feston 114...vjetorin!

15 October 2019 15:19

Personi që konsiderohet njeriu më i moshuar në Gjermani festoi sot ditëlindjen e tij të 114-të.

Kryetari i bashkisë së qytetit, Bernd Poloski vizitoi Gustav Gerneth në shtëpinë e tij në qytetin verilindor të Havelbergut duke i përcjellë urimet më të mira nga politikanët.

Ai i dha të moshuarit një buqetë me lule dhe me ëmbëlsirat e preferuara.

“Ai ende i pëlqen ëmbëlsirat dhe futbollin”, theksoi Poloski.

Ashtu si vitet e kaluara, Gerneth e kaloi ditëlindjen vetëm me një grup të vogël njerëzish.

Gerneth ka punuar si makinist dhe u lind më 15 tetor 1905, në qytetin e sotëm polak, Szczecin./atsh

Komentet

Shto koment

Të ngjashme