Lëmsh

Banorët e tërheqin zvarrë me makinë kryebashkiakun në Meksikë pasi nuk i realizoi premtimet

Banorët e tërheqin zvarrë me makinë kryebashkiakun në Meksikë pasi nuk i realizoi premtimet

Bujq të zemëruar në Meksikë kanë rrëmbyer kryebashkiakun e fshatit të tyre dhe e kanë lidhur për një makine duke e tërhequr zvarrë nëpër rrugët e fshatit pasi kanë thënë se ai nuk i ka përmbushur premtimet kryesore zgjedhore.

Policia ka intervenuar për ta liruar Jorge Luis Escandon Hernandezin, i cili nuk ka pësuar lëndime të rënda nga kjo ngjarje, raporton “The Independent”.