Kuriozitet

Shtëpia që ju ndryshon jetën, montohet direkt dhe kushton pak

Shtëpi të vogla, nga 45 metra katror, tani mund të blihen në internet në Amazon.

Këto banesa të thjeshta kanë qenë në shitje dhe më përpara, por sa vjen e po fitojnë popullaritet në SHBA, ku pronat po shtrenjtohen, sidomos në qytetet e mëdha.

Banesat vijnë të paketuara dhe bashkë me materiale, udhëzime e vegla me të cilat blerësi mund t’i ngrejë vetë në këmbë. Ato montohen direkt dhe kushtojnë 8 mije euro.

{gallery}