Lëmsh

Producenti i nominuar për “Grammy” i ofron kontratë këngëtares së pastrehë

Producenti i nominuar për “Grammy” i ofron kontratë këngëtares së pastrehë

Gruas së pastrehë e cila është bërë virale pasi është incizuar duke kënduar në metronë e Los Anxhelosit, i është ofruar një kontratë për këndim, raportojnë mediat në SHBA.

Videoja e gruas së pastrehë, Emily Zamourka, duke performuar “O mio babbino caro” të kompozitorit të njohur italian Giacomo Puccini, është postuar në Twitter nga Policia e Los Anxhelosit të premten e kaluar, shkruan “Sky”, transmeton Koha.net. Po ashtu, videoja është bërë shumë shpejt virale ku komentuesit kanë sugjeruar që ajo të bëhet një këngëtare profesionale e operës.