Ky fëmijë quhet Google, prindërit shpresojnë të bëhet po aq i dobishëm

Ky fëmijë quhet Google, prindërit shpresojnë të bëhet po aq i dobishëm

21 September 2019 10:50

Google, përveç që është emri i ueb-it, tash këtë emër e mban edhe një djalë indonezian.

Andi Cahya Saputra dhe gruaja e tij Ella Karin, në nëntor të 2018-s sollën në jetë djalin e tyre kur edhe vendosën ta quajnë Google.

Ata madje shpresojnë që djali të bëhet i dobishëm e i mençur si Google, raporton Mirror.

Prindërit madje theksojnë se para se të vendosnin t’ia lënë këtë emër, po shqyrtonin edhe emrat si Windows, iPhone, Microsoft ose iOS, transmeton Koha.net.

Google, mbi të gjitha, nuk ka as mbiemër. Prindërit vendosën të mos ia shtonin fare mbiemrin dhe të njihet identik si Google.

Image

© KOHA

Komentet

Shto koment

Të ngjashme