Shpërblehet që zbuloi monedha floriri dhe objekte kulti në rrënojat e kishës, kjo e padit

Shpërblehet që zbuloi monedha floriri dhe objekte kulti në rrënojat e kishës, kjo e padit

17 September 2019 10:37

Një person përdori pajisje që dikton praninë e metaleve për të zbuluar një thesar me vlerën mbi 2.2 milionë euro.

Derek MekLenan, në Skoci, gjeti monedha floriri, argjendi dhe objekte fetare në një fushë të Gallouejit, 5 vite më parë.

Arkeologët e cilësuan si një nga zbulimet më të mira të artefakteve vikinge.

Në Skoci, ligji është që personi që i gjeti mund ta ndajë shpërblimin me të zotin e tokës për thesarin.

Toka ishte në pronësi të kishës, e cila në vend që të kërkojë një pjesë, ka vendosur ta hedhë në gjyq për shkak se i ka kryer kërkimet pa lejen e kishës./TCH

Komentet

Shto koment

Të ngjashme