Kuriozitet

Rekord i ri për ecjen nën ujë me vetëm një frymë

Atletja turke, Bilge Clingigiray, ka thyer rekordin për ecjen më të gjatë nënujore me vetëm një frymë.

Ajo ka arritur që të ecën 81 metra për një minutë, duke mos dalë asnjëherë mbi nivelin e ujit për të marrë ajër.

Kjo s’është hera e parë që Bilge theu këtë rekord. Më 2017, ajo kishte ecur 67.16 metra, por rekordi u thye nga rusja Marina Kazankova, po atë vit. Kjo shtyu turken të rrisë nivelin, duke ecur për 14.44 metra më shumë, madje duke mposhtur edhe kategorinë e meshkujve, që aktualisht rekordin e ka me 79.94 metra distancë.

Ngjarja u organizua në një pishinë në Stamboll, me familjen e Bilges që e përkrahte nga afër.