Lëmsh

Për të shmangur gjobën 100 sterlinash, shpenzoi rreth 30 000!

Për të shmangur gjobën 100 sterlinash, shpenzoi rreth 30 000!

Londër, 11 shtator – Një inxhinier në pension, në Britaninë e Madhe, ka shpenzuar 30 000 sterlina për tre vjet në luftën e tij ligjore për të mos paguar një gjobë prej 100 sterlinash, me të cilën ishte dënuar për tejkalim të shpejtësisë.

Sipas BBC, Richard Keedwell, 71 vjeç, kishte hapur një procedurë gjyqësore, kur në vitin 2016 u gjobit me 100 sterlina për drejtim të makinës shpejtësi prej 56 kilometrash në orë në një rrugë në Worcester ku shpejtësia e lejuar ishte 48 kilometra në orë, transmeton atsh.