Si ndryshoi vendi i “kullave binjake” pas 11 shtatorit

Si ndryshoi vendi i “kullave binjake” pas 11 shtatorit

11 September 2019 14:22

Sulmi terrorist i kryer nga Al Kaeda kundër kullave binjake të Qendrës Tregtare Botërore në Nju Jork, më 11 shtator të vitit 2001, ndryshoi përgjithnjë jo vetëm qiellin e një nga qyteteve më dinamikë në botë, por të gjithë kombin amerikan si dhe vendet e tjera aleate.

Në 18 vitet e fundit, vendi ku ishin kullat binjake ka ndryshuar vazhdimisht, duke u kthyer në një memorial për 2977 personave me kombësi jo vetëm amerikane, por nga e gjithë bota të cilët humbën jetën nga sulmet.

Ky sulm bëri që të krijohet Departamenti i Sigurisë Kombëtare, Akti Patriotik dhe zyra për Përforcimin e Doganës dhe Emigrimit./tch

  • Pamje e paqtë e kullave binjake në vitin 1999
  • Fotot më poshtë janë bërë njëra në gusht 2001, tjetra 16 ditë pas sulmit
  • Në dhjetor 2003 u publikua modeli i Kullës “One World Trade Center”
  • Fashat e dritave në përkujtim të sulmeve, 2006
  • 2007, punimet ishin pezulluar nga probleme politike e burokratike
  • 2010, qiellgërvishtësi i ri nisi të ngrihet
  • 2011, pamja e Manhatanit me kullën e re
  • Muzeu në të djathtë u hap në vitin 2014
  • 2016, Kulla One World Trade Center u përfundua
  • 2014, Transportation Hub dhe Oculus po ndërtohen
  • 2016, përfundimi i “Transportation Hub”
  • Liberty Park u përurua në 2016
  • 2018, 3 World Trade Center, One World Trade Center, 4 World Trade Center, Memoriali, Muzeu dhe Parku i Lirisë të përfunduara
  • Ndryshimi i qiellit të Manhatanit, 2018

Komentet

Shto koment

Të ngjashme