Kuriozitet

Amerikanët besojnë në ekzistencën e jetës jashtëtokësore

Descriptive Text

Një pjesë e mirë e qytetarëve amerikanë besojnë në ekzistencën e jetës jashtëtokësore, madje duke pretenduar se kanë parë alienë. Ndërsa 70 për qind e tyre janë të bindur se qeveria amerikane fsheh prova të qarta për ekzistencën e tyre.

¾ e qytetarëve amerikanë besojnë në ekzistencën e jashtëtokësorëve. Shifrat u publikuan pas një sondazhi të shoqërisë së analizave Gallup dhe u publikua nga revista News Week. Pas intervistimit të 1500 personave, rezultoi se 33 për qind e të intervistuarve janë të bindur se jashtëtokësorët vizitojnë planetin tonë me disa mjete hapësinore.

Në sondazh del se sidomos të rinjtë e moshave 18 deri në 29 vjeç, jo besimtarët dhe të padiplomuarit janë ata që besojnë më shumë te alienët, që vizitojnë planetin tokë. Gjithsesi në asnjë ketegori të intervistuarish përqindja nuk ka zbritur nën 27%. Duke analizuar rezultatin sipas zonave gjeografike, del se në pjesën perëndimore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë ata që besojnë më shumë tek alienët, ndërsa duke u zhvendosur më shumë në qendër, njerëzit janë më skeptikë.

Edhe pse zëdhënësi i departamentit amerikan të mbrojtjes pranoi se Pentagoni po heton për alienët, shkencëtarët nuk po merren shumë me këtë pistë. Por 68% e amerikanëve besojnë se qeveria di më shumë se sa tregon për këtë gjë.

Ndërkohë është rritur dhe numri i personave që pretendojnë se kanë parë alienë, janë 16 për qind amerikanët që shprehen se kanë parë një të tillë. Ndërsa në sondazhet e mëparshme përqindja ishte 9%. /ABC News