Kuriozitet

Një shkollë katolike në Tenesi heq librat e “Harry Potter” nga biblioteka e shkollës

Descriptive Text

Një shkollë katolike në Neshvill, Tenesi, ka vendosur të largojë librat e “Harry Potter” nga biblioteka e saj, për shkak se formulat magjike që tregohen aty janë të vërtetë dhe mund të zgjojnë shpirtrat e këqij.

Në udhëzimin që Pastori Dan Reehil, i ka dërguar stafit të shkollës më 28 gusht thuhet që: “Në këto libra magjia paraqitet si e mirë dhe e keqe, çka nuk është e vërtetë. Mallkimet dhe magjitë që përdoren në libër janë të vërteta dhe kur lexohen nga një njeri rrezikojnë të zgjojnë shpirtrat e këqij në prani të personit që lexon tekstin”.

Reehil gjithashtu thotë se për këtë vendim është këshilluar me yshtës dhe libra katekizmi të Kishës Katolike. Megjithatë, përtej pjesës së magjisë, Pastori thotë se protagonistët e librit, që gjithashtu është film, arrijnë gjërat që dëshirojnë duke përdorur metoda makiaveliste.

Që prej publikimit për herë të parë në vitin 1997, librat e “Harry Potter” kanë qenë pjesë e një debati fetar ndërkombëtar për shkak se misticizmi dhe okultizmi që paraqitet aty bie ndesh me parimet e Krishtërimit dhe Islamit/A2CNN.