Lëmsh

Derisa transmeton garën çikliste “La Vuelta a España” zbulon plantacion kanabisi

Derisa transmeton garën çikliste “La Vuelta a España” zbulon plantacion kanabisi

Transmetimi i “La Vuelta a España” sjell për publikun jo vetëm sforcon e çiklistëve që përshkojnë me biçikletë Spanjën, por me raste shfaq edhe pamje të habitshme.

Televizori zbulon nëpër rrugë ndonjë çift të kapur për dore që në fakt nuk është çift, persona që nuk duan që të merret vesh që janë aty ose, siç ndodhi në etapën e fundit, një plantacion kanabisi që nuk shihej dot nga toka.