Kuriozitet

Manovrime të bukura aeroplanësh në Francë

Descriptive Text

Kampionati Botëror i Manovrimeve mbuloi me aeroplanë të ndryshëm qiellin e Shatero të Francës.

Piloti vendas Luis Vanel fitoi në konkurrencën e meshkujve me një seri të manovrimeve të bukura.

Edicioni i tridhjetë i kampionatit tuboi qindra adhurues në qytetin francez derisa piloti fitues kishte përball kolegun rus Aleksandër Orlowki dhe Mikail Mamistov, transmeton KTV.

Që prej nisjes, kampionati ka rregulla të rrepta dhe pilotët duhet të bëjnë manovrime precize për të pasur sukses në garë.

Franca mori vendin e parë edhe në konkurrencën e femrave me piloten Aude Lemorant.

Në garën me stil të lirë me çmim u nderua amerikani Robert Holland.