Lëmsh

Një substancë misterioze zbulohet në Hënë

Një substancë misterioze zbulohet në Hënë

Pekin, 3 shtator – Një substancë xhelatinoze misterioze, e ndritshme dhe me ngjyrë të pazakontë, u identifikua në anën e fshehur të Hënës, në bazën e një krateri të vogël nga sonda kinez Yu-Tu 2, që ka eksploruar tokën hënore që nga janari i kaluar, transmet ATSH raportimin e ANSA-s.

Zbulimi misterioz daton në 28 korrikun e kaluar, kur Yu-Tu 2 ishte gati të fillonte procedurat e zakonshme për të mbrojtur qarqet e saj delikate nga nxehtësia e ditës së gjatë hënore (e cila zgjat rreth dy javë tokësore).