Vendos Shkodën mbi Passat, policia nuk di si ta dënojë vozitësin

Vendos Shkodën mbi Passat, policia nuk di si ta dënojë vozitësin

02 September 2019 14:08

Skena që u shfaq para syve të oficerëve të policisë në Uells sigurisht që mund të quhet e jashtëzakonshme!

Për shkak se ata deri atëherë nuk kishin parë askënd që transportonte një makinë në çatinë e një makine, por ata menjëherë nxorën shoferin nga trafiku në Aberystwyth, raporton BBC.

Pas timonit ishte 51-vjeçari Glyndwr Richards nga Llanfarian, i cili justifikoi se Shkoda që ai kishte lidhur në çatinë e VW Passat të tij po e dërgonte në një depo mbeturinash të makinave aty pranë.

Ende në gjendje shoku, policia nuk e dinte mbi çfarë baze ta dënonte, por ata e ndaluan vozitësin që të ngiste më tej.

Kjo është arsyeja pse gjyqtari kundërvajtës në Gjykatën e Qarkut në Aberystwyth vendosi që Richard "i aftë dhe imagjinues" po drejtonte makinën e tij në mënyrë që rrezikonte pjesëmarrësit tjerë në trafik dhe i shkurtoi gjobën në gjithsej 195 funte.

Ai gjithashtu mori tre pikë dënim. Sidoqoftë, ajo që mbeti intriguese ishte fakti që ai thjesht arriti ta bëjë atë, transmeton KsP.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme