Lëmsh

Dikur ishte vetë refugjat, kosovari tani angazhohet në kampin e Kakumas në Kenia

Dikur ishte vetë refugjat, kosovari tani angazhohet në kampin e Kakumas në Kenia

Qëndrimi dhe përjetimet në kampet e refugjatëve gjatë luftës në Kosovë, është shndërruar në angazhim ndaj refugjatëve të tjerë sot për Dastid Feratin. Në profesionin e arkitektit, ai po studion anën e urbanizmit arkitektonik të kampit Kakuma, si një ndër kampet më të mëdha të refugjatëve në Afrikë.

Përmes arkitekturës, ai po planifikon ndryshimin e direktivave të UN-it për riprojektimin e kampeve në të cilët refugjatët jetojnë më tepër se pesë vjet, në pritje të një zgjidhjeje.