Kuriozitet

Limaj ia huq emrin doktorit që e prezantoi si aderim në Nisma

Fatmir Limaj ia ka huqur emrin të sapoaderuarit në partinë e tij, Nisma Socialdemokrate.

Teksa prezantonte doktorin Agim Krasniqi, kryetari i Nismës, ka shkruar se në Nismë është bashkuar doktori Avni Krasniqi.

“Trendit të ardhjeve në familjen tonë politike sot iu bashkua edhe doktori nga Klina, Avni Krasniqi. Prof. Dr. Krasniqi ka përfunduar specializimin dhe doktoraturën në Bukuresht, ku edhe ka punuar për shumë vite. Që 12 vjet është kthyer dhe punon në Kosovë. Ne kemi nevojë shumë për ekspertizën e çmuar të doktorit. Me doktorin do të jemi më të fuqishëm në Klinë dhe Kosovë. Nisma Socialdemokrate është mundësi e mirë për të gjithë profesionistët shëndetësorë, që së bashku të angazhohemi fuqishëm për t'i jetësuar politikat tona shëndetësore, që në fokus kanë shëndetin e qytetarëve të Kosovës. Ardhjet e reja janë dëshmia më e mirë se Nisma Socialdemokrate është në rrugë të drejtë dhe personalitete të fushave të ndryshme po zgjedhin Nismën për ta dhënë kontributin e tyre, për ç'gjë edhe ndihemi krenarë”, ka shkruar Limaj në Facebook.

Ky postim i tij në Facebook mbeti i tillë për rreth 10 minuta, deri kur në faqen e tij u përmirësua gabimi.

Image