Kuriozitet

Miliarderi izraelit shpenzon 5 milionë dollarë në 10-vjetorin e martesës

Mbi 700 persona VIP të ftuar nga e gjithë bota, mbërritën me jahte, helikopterë e avionë privatë në ishullin grek Mykonos atje ku miliarderi izraelit dhe aksionari kryesor i Atletico Madridit, Idan Ofer, ka festuar 10-vjetorin e martesës në vendin ku dhe e kurorëzoi dashurinë para disa vitesh me gruan e tij të katërt.

E organizuar deri në detaje, për festën që mund të konsiderohet si një dasmë e dytë, janë shpenzuar plotë 5 milionë Euro. Janë dashur tre javë dhe u desh angazhimi i mbi 400 personave.

Një gëzim i tillë në familjen e Idan duhej patjetër të shihej nga të gjithë, prandaj ai kishte ftuar në event edhe gazetarin grek, Petros Nazos, i cili e pasqyroi për Mykonos Live TV./shqip