Kalëruesja 98 vjeçare, e nisi për të mposhtur frikën

Kalëruesja 98 vjeçare, e nisi për të mposhtur frikën

18 August 2019 14:11

Edhe pse 98 vjeç, Fransuaz Lory Blanquart, vazhdon të kalërojë çdo javë në stallat Haras de Malvoisine, në Yvelines. Një kalorëse e jashtëzakonshme, ajo thotë se kjo, është pjesë e jetës së saj.

“Për mua, kali është një shok. Më duket se Republikani, e kupton gjuhën time dhe unë e kuptoj atë. Është një lloj komunikimi që t’i e vendos me ata që do. Deri kur të mundem unë do të kalëroj. Pas të kem kaluar të 100, ndoshta edhe mund të them, mjaft tani, jam shumë e vjetër për këtë”, thotë ajo.

Lori ka lindur më 20 shtator 1921 dhe kujton se kur ishte e re, kishte frikë nga kuajt, transmeton TCH.

Kishte vendosur të kalëronte për të mundur frikën dhe tani, ka 62 vite që e bën këtë. Ajo nuk ka marrë asnjëherë pjesë në kompeticione, por ka zgjedhur të praktikojë kalërimin thjeshtë për hobi.

Për të ardhur deri këtu, Fransuaza udhëton 85 km me makinë. “Ky kalë më ndihmon të jetoj. Më ndihmon të vazhdoj përpara” – thotë Fransuaz.

Komentet

Shto koment

Të ngjashme