Lëmsh

“Lugina e Kancerit” me rrezikshmërinë e lartë nga kanceri për qytetin amerikan

“Lugina e Kancerit” me rrezikshmërinë e lartë nga kanceri për qytetin amerikan

Pranë New Orleans, në zonën e Shën John Baptist, ka rreth 45.000 njerëz, të gjithë kanë të njëjtin problem - rrezikun nga kanceri për shkak të ndotjes së ajrit.

Ky komunitet, kryesisht afro-amerikan, ndodhet në lokacionin “Lugina e Kancerit”, siç quhet për shkak të ndotjes nga një përqendrim i madh i fabrikave kimike.